
Foto ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar është gjetur i dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. 42-vjeçari nga Bilishti, i quajtur Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët, i shtrirë në rrugë dhe me shenja dhune.
Policia njofton se "rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes".
Poll