Aktualitet

FOTOT/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, e pret makina e ambasadës greke, nuk do të shoqërohet nga policia shqiptare

Leja e Belerit do të nisë sot (15 korrik), kur ai do të udhëtojë drejt Francës dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.

E.K
FOTOT/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, e pret makina e
Del nga burgu fredi beleri

FIER- Fredi Beleri ka dalë mëngjesin e sotëm nga porta kryesore e Burgut të Fierit, ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës. Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.

Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit. 

Beleri, i cili humbi mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, tha se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde.

“Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në Strasburg”, përfundoi ai.

FOTOT/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, e pret makina eFOTOT/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut të Fierit, e pret makina e

Beleri nuk do të shoqërohet për në Strasburg nga policia shqiptare, ndërsa lirimi i tij është justifikuar si një leje shpërblyese nga drejtoria e burgjeve. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik. Ai do të udhëtojë sot drejt Athinës dhe më pas drejt Strasburgut ku do të bëjë betimin si eurodeputet i Greqisë nga radhët e partisë Demokracia e re.

Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re. /ZËRI

Poll

MOS HUMB