Aktualitet

Do të betohet si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve: Belerit iu dha leje shpërblyese, sa ditë do të qëndrojë jashtë qelisë

E.K

Do të betohet si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve: Belerit iu dha leje

TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e burgjeve, ka reaguar zyrtarisht mbi vendimin për të lejuar Fredi Belerin të betohet si eurodeputet. Beleri do të qëndrojë jashtë qelisë nga data 15 deri në 20 Korrik. Beleri do të udhëtojë nesër drejte Athinës dhe më pas drejt Strasburgut ku do të bëjë betimin si eurodeputet i Greqisë nga radhët e partisë Demokracia e re.

Njoftimi i plotë

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.

Beleri u dënua me vendim të Apelit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke i pamundësuar atij ushtrimin e mandatit si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë. Megjithatë pas përfundimit të dënimit, atë e pret një detyrë e rëndësishme siç është ajo e përfaqësimit të Greqisë në Parlamentin Europian, nga radhët e Partisë Demokracia e re.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB