Aktualitet

Ditë dhe netë tropikale, vala e të nxehtit do të zgjasë gjithë javën, autoritetet japin alarmin

Kjo situatë do të vazhdojë të paktën edhe javën e ardhshme, ndërkohë që të gjithë personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, rekomandohet që të shmangin ekspozimin në diell. Vetëm në një javë, në urgjencën kombëtare kanë mbërritur 10 mijë thirrje për ndihmë nga qytetarët, si pasojë e të nxehtit.

E.K

Ditë dhe netë tropikale, vala e të nxehtit do të zgjasë

TIRANË- I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe këtë javë, me temperatura disa gradë mbi mesataren e muajit. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius. Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.

Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.

Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun edhe për zjarre. Sipas tabelës së Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut për zjarr është në të gjithë qarkun e Fierit ndërsa i lartë rreziku mbetet edhe nё zona tё lokalizuara të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB