Aktualitet

U ekzekutua pasi vrau policin serb, Ministria e Jashtme e Kosovës: Shenjat e gishtërinjve përputhen me të Faton Hajrizit

Sipas MPJD, shenja janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe janë përputhur.

I.F
U ekzekutua pasi vrau policin serb, Ministria e Jashtme e Kosovës: Shenjat
Faton Hajrizi

PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në një deklaratë tha se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit, i cili u ekzekutua për vrasjen e policit serb.

Sipas MPJD, shenja janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe janë përputhur.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, njofton MPJD.

Gjithashtu, ky instuticioni i bën thirrje mediave të tregojnë kujdes me shkrimin e lajmeve që citojnë nga mediat serbe dhe duhet të presin deri ne konfirmimin e tyre nga autoriteti përkatës.

“Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic.

Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe po ashtu kishte qëlluar në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB