
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Sipas informacioneve, fillimisht një Volskswagen Caddy, i cili sapo ka dalë nga lavazh, i ka prerë rrugën një Audi, teksa ky i fundit është përplasur edhe me 2 mjete të tjera dhe ka përfunduar pranë një biznesi në zonë.
Sipas një dëshmitari, i cili foli për JOQ, shoferi i makinës Audi ka qenë me shpejtësi mbi 120 km/h. Nga shpejtësia Audi është përplasur me mjete të tjera, ndërsa shoferi i Volskswagen Caddy ka pësuar lëndime.
“Shoferi i Audit po ecte me shpejtësi të lartë dhe e mori në qafë këtë me makinë të kuqe”, tha qytetari.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, që ka ndodhur në një orar dhe zonë mjaft të populluar të kryeqytetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /ZËRI