
TIRANË- Sërish probleme me "ëizz Air"! Udhëtarët raportojnë për një tjetër vonesë të linjës Brindisi-Tiranë. Qytetari, i cili denoncon vonesën për "JOQ" shkruan se kanë pritur me orë të tëra brenda në avion për t'u nisur në temperatura që kapin 40 gradë celcius. Madje, denoncimin e tij e shoqëron edhe me foto, ku duken qartë edhe fëmijë që qajnë dhe që janë të shqetësuar nga pritja.
PAMJET BRENDA AVIONIT:
Pothuajse çdo ditë, edhe në redaksinë e ZËRI-t, vijnë denoncime në drejtim të kompanisë ëizz Air. Edhe përmes një komunikimit zyrtrar që ZËRI ka pasur me Autoritetin e Aviacionit Civil, na është konfirmuar se ëizz Air është linja me më shumë problematika sa i takon anulimit dhe shtyrjes së udhëtimeve./ZËRI