
FIER- Gjykata ka vendosur të lërë në burg, 38-vjeçarin e arrestuar në Fier, i cili tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare.
Vireldo Dervishi akuzohet se ka kryer veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”, pasi e ka çuar në banesën e tij 27-vjeçaren, pa dëshirën e saj. Gjithashtu, gjatë kohës kur ka ndodhur e gjithë ngjarja, 38-vjeçari ka ushtruar dhunë dhe ndaj nënës së tij, pasi kjo e fundit ka ndërhyrë duke ndihmuar të renë të largohet nga banesa.
Dervishi dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, 27-vjeçaren, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Policia arrestoi në flagrancë 38-vjeçarin, banues në Grizë, Patos. /ZËRI