Aktualitet

30-vjeçari hap zjarr në drejtim të berberhanes në Fier

Sipas të dhënave të para që ka bërë me dije Policia, biznesi është në pronësi të 33-vjeçarit me iniciale B. K., por fatmirësisht s'ka persona të lënduar.

k.m.
30-vjeçari hap zjarr në drejtim të berberhanes në Fier
Pamje nga Fieri

FIER- Geraldo Mahmuti ka qëlluar me armë zjarri drejt një berberhane është sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim. Sipas të dhënave të para që ka bërë me dije Policia, biznesi është në pronësi të 33-vjeçarit Bledar Koçi, por fatmirësisht s'ka persona të lënduar.

Ndërkohë që autori është identifikuar, Policia është vendosur në ndjekje të 30-vjeçarit, i identifikuar si Geraldo Mahmuti. Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Po ashtu, kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar shkakun e sulmit me armë zjarri. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB