Aktualitet

U arrestua se merrte ryshfet në doganë/ Ardit Abrija, vëlla i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se në pranga gjatë aksionit të sotëm përfundoi Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 4 kolegë të tyre.

k.m.
U arrestua se merrte ryshfet në doganë/ Ardit Abrija, vëlla i
Admir Abrija

TIRANË- ZËRI ka zbuluar se përgjegjësi i doganës së Kakavijës, Ardit Abrija është vëllai i drejtorit të Përgjithshëm të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se në pranga gjatë aksionit të sotëm përfundoi Ardit Abrija dhe Eliod Shurdhaj, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 4 kolegë të tyre. Kjo pasi kishin marrë informacione se të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë ryshfet për të mos kontrolluar disa kamionë me mallra që kalonin në pikën kufitare.

Mjetet ishin të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës, por kalonin pa problem kufirin pasi kishin korruptuar Abrinë dhe kolegët e tij.

Edhe vëllai i tij, Admir Abrija është përballur me kritika pasi nuk ka marrë asnjë masë për të ruajtur sigurinë në burgun e Peqinit, atje ku Sokol Mjaçaj vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Institucioni i vuajtjes së dënimit që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit më të rrezikshëm në vend. Edhe pse në zyrën e Abrisë 15 ditë para vrasjes drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha i kishte dërguar një letër drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për ta informuar mbi situatën brenda godinës, prej tij nuk u mor asnjë masë. Mosveprim që solli edhe vrasjen brenda burgut, një episod i pandodhur më parë në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB