Aktualitet

Tentativë vrasjeje në Itali? Studioja ligjore sqaron situatën e Mariela Berishës, prononcimi për ZËRI: U përndoq nga Arben Kasemi!

Pas leximit të kërkesës së ZËRI, studioja ligjore Cardinali sqaron se Mariela Berisha ka një çështje në Itali, por nuk është ajo e paditura.

F.m
Tentativë vrasjeje në Itali? Studioja ligjore sqaron situatën e
Arben Kasemi dhe Mariela Berisha

TIRANË- Studioja ligjore Cardinali ka sqaruar situatën penale të Mariela Berishës, e cila po përballet me drejtësinë në Shqipëri, pasibashkë me të motrën, Antonela Berisha, dhunuan Klea Prengën. Pasi Klea Prenga publikoi një foto dhe akuzoi Berishën se kishte një çështje për ‘tentativë vrasjeje’ në Itali, ZËRI dërgoi një kërkesë për informacion në zyrën që po ndiqte çështjen.

Pas leximit të kërkesës së ZËRI, studioja ligjore Cardinali sqaron se Mariela Berisha ka një çështje në Itali, por nuk është ajo e paditura. Përkundrazi! Sipas avokatit Fabrizio Cardinali, Berisha ka paditur Arben Kasemin, bazuar në nenin Neni 612 të Kodit Penal në Itali, që nënkupton përndjekje dhe persekutim.

“I përgjigjem emailit tuaj në cilësine time si avokat i familjes Berishaj dhe në veçanti të Antonella dhe Mariela Berishaj, për të deklaruar se as Antonela Berishaj dhe as Mariela Berishaj nuk janë hetuar/akuzuar në asnje procedim penal në Itali, per veprën e tentativës së vrasjes ndaj Arben Kasemit. Përkundrazi, Arben Kasemi është paditur nga Mariela Berishaj për krimin e përmendur në art. 612 bis c. fq. (akte përndjekje), me ankim të datës 21.03.2022 (procedimi penal nr. 9929/2022 Prokuroria RGNR Milano),”- thuhet ndër të tjera në përgjigjen e studios ligjore Cardinali.

Tentativë vrasjeje në Itali? Studioja ligjore sqaron situatën e
Përgjigjia

Arben Kasemi është gjithashtu një personazh i njohur nga publiku shqiptar pasi ka qenë pjesë e “Kafazit të artë”. Megjithatë, nuk dimë të themi se në cilat rrethana, dyshja janë përplasur në Milano.

Poll

MOS HUMB