Aktualitet

Plagoset efektivi i ‘Shqiponjave’, identifikohet autori. Policia 'skaner' Tiranës

"Zëri.ai" ka mësuar se ngjarja ka ndodhur tek xhamia "Xhura", pranë zonës së Oxhakut. 

k.m.
Plagoset efektivi i ‘Shqiponjave’, identifikohet autori. Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Të shtëna me armë tek Pediatria! Plagoset efektivi i “Shqiponjave”, E. Alleshi. "Zëri.ai" ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek xhamia "Xhura", pranë zonës së Oxhakut. Sipas të dhënave të para të siguruara nga "Zëri.ai", efektivi i Policisë ka ndaluar për kontroll një person, në hyrje të xhamisë. Por autori, ende i paidentifikuar me emër, ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të efektivit të Policisë.

Plagoset efektivi i ‘Shqiponjave’, identifikohet autori. Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë, punonjësi i Policisë së Shtetit ka marrë plumba në bark dhe në këmbë, ndaj me urgjencë është dërguar tek spitali i Traumës, ku edhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Deri më tani, raportohet se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Plagoset efektivi i ‘Shqiponjave’, identifikohet autori. Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë që autori është vendosur në kërkim.

Plagoset efektivi i ‘Shqiponjave’, identifikohet autori. Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa minuta pas publikimit të ngjarjes, Policia e Shtetit doli me një njoftim zyrtar por nuk ka bërë me dije asnjë detaj të ri lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe as emrin e personit të vendosur në kërkim, i cili plagosi efektivin që ndodhej në krye të detyrës. 

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Megjithatë, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, forca këto që kanë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve për të bërë të mundur prangosjen e autorit të plagosjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB