
TIRANË- Janë mbyllur hetimet dhe janë dërguar në gjyq disa persona, që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste, për rekrutim të shqiptarëve në luftën e Sirisë.
Procesi gjyqësor ka nisur ditën e sotme ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit, Shyqyri Kacës, që kanë munguar në gjyq.
Almir Daci dhe Shkëlzen Dumani dyshohet se janë vrarë, por gjykata dhe prokuroria nuk kanë akt-vdekje, e për këtë arsye merren të pandehur.
Në seancë mësohet se kanë qenë disa prej grave që kanë qenë në kampe xhihadiste në Siri, që edhe pse janë rikthyer, iu janë ngritur akuza. Pikërisht akuzat ndaj tyre u lexuan sot.
Grupi i xhihadistëve dhe dënimet
Në lidhje me këtë grup, hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Prokuroria konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator, që dërgonin shqiptarë në Siri. Seanca u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.
Genci Balla dhe Bujar Hysa u akuzuan se frymëzuan 150 shqiptarë për të luftuar në Siri
Genci Balla dhe Bujar Hysa janë akuzuar nga Prokuroria se kanë indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, që të angazhohen më pas në luftime në përbërje të grupeve ekstremiste e terroriste.
Grupi i xhihadistëve, që përfshinte Ballën, Hysën, por edhe shumë persona të tjerë, të akuzuar se kanë nxitur shqiptarët të luftojnë në Siri e luftëra të huaja, u dënua në total 126 vjet burg.
Genci Balla u dënua 17 vite burg, ndërsa Bujar Hysa me 18 vite. Disa vite më pak u dënuan disa prej bashkëpunëtorëve.
Te pandehurit
Shyqyri Kaca
Lavdie Kaca
Saimir Kaca
Enes Kaca
Ditar Bala
Bajram Sulaj
Entela Vladi
Fatbardh Taushani
Ali Balliu
Ruzhdie Balliu
Elteva Stafasani
Arbër Stafasani
Stela Stafasani
Usejd Stafasani
Etion Zani
Klotilda Zani
Nertil Hysenllari
Ledio Mehmeti
Ertion Luto
Erdet Korro
Almira Kastrati
Floresha Rasha
Brunilda Koçollari/Zëri.ai/