Aktualitet

Tentoi të vrasë një person, arrestohet 35-vjeçari (Emri)

Albert Margjoni ishte fshehur në Spanjë, që nga koha kur kishte plagosur një person më 2009

D.XH
Tentoi të vrasë një person, arrestohet 35-vjeçari (Emri)
Rinas

RINAS- Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një 35-vjeçar në Rinas, që ishte shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Albert Margjoni.

I riu, që sapo kthehej nga Spanja, ishte dënuar me gjashtë vite burg.

Margjoni akuzohet se në vitin 2009, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti, crenda së cilit ndodhej shtetasi me inicialet E.M. Nga të shtënat me armë, E.M është plagosur.

“Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje, ndalohet 35-vjeçari.

Si rezultat i verifikimit të gjeneraliteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njofton policia. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB