
TIRANË-Edhe pse qeveria shqiptare zotohet se me rritjen e pagave dhe bumin e turizmit, ekonomia po performon mirë, në fakt realiteti është ndryshe. Shqipëria rezulton se është vendi më i varfër në Gadishullin e Ballkanit, teksa lë pas vetëm Kosovën. PBB për frymë në Shqipëri është 7 060 dollarë. Vetëm Kosova është më keq se Shqipëria në shifra, teksa PBB-në e ka 5 640 PBB për frymë në vit.
Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë PBB më të lartë se Shqipëria. Bosnja dhe Herzegovina ka një PBB për frymë prej 8 220 dollarë, Bullgaria 14 890 dollarë për frymë. Edhe vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në tregues shumë më lart se vendi ynë. Në Maqedoninë e Veriut PBB për frymë është 7 380 dollarë. Serbia ka një PBB për frymë prej 10 850 dollarë.
Vendi ynë është larg në tregues në raport me PBB për frymë me vendet e rajonit, pasi vendet e Europës Perëndimore në këtë drejtim janë “vite dritë” larg./Zëri.ai