Aktualitet

Abazoviç i tronditur: Situata në Kosovë mund të kthehet në konflikt të gjerë

Kryeministri teeknik i Malit të Zi deklaroi se është tronditur dhe shpreson moskthim të situatave të viteve 1990

D.XH
Abazoviç i tronditur: Situata në Kosovë mund të kthehet
Dritan Abazoviç

PODGORICË – Kryeministri teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Unë personalisht dënoj fuqishëm çdo formë të dhunës, dënoj më fort vrasjen. Çfarë mund të themi tjetër përpos se jemi shumë të tronditur. Kjo lloj situate mund të kthehet lehtësisht në një konflikt në shkallë të gjerë. Kjo do ishte një fatkeqësi”, tha ai, raporton Vijesti.

Abazoviç ka thënë e politika e viteve 1990 në Ballkan duhet të marrë fund. Ai po ashtu i bëri thirrje popullit serb dhe atij shqiptar që të përpiqen të pajtohen.

Një polic i policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku dhe dy efektivë të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist kundër tyre nga një bandë e armatosur serbe. Policia tha se tre terroristë janë vrarë dhe gjashtë janë arrestuar. Ndërsa pjesa tjetër e terroristëve të dyshuar besohet se janë arratisur e kanë ikur në drejtim të Serbisë.

Mediat boshnjake ngritën dyshimin se në Banjskë është plagosur nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, që mund të jetë edhe personi kyç i bandës së armatosur. Radoiçiç është në listën e zezë të SHBA-ve dhe dyshohet se ka vrarë dhe polititanin serb, Oliver Ivanoviç. Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla tha se janë gjetur armatime dhe veshje ushtarake që dyshohet se i ka përdorur Milan Radoiçiç./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB