
PRISHTINË – Në një kohë që Serbia vazhdon që të zhvillojë represion mbi Kosovën, edhe pse ajo është e pavarur, janë për të mos u harruar se çfarë ka ndodhur gjatë Luftës së Kosovës, ku masakrat e forcave serbe ndaj shqiptarëve civilë tronditën opinionin publik europian e më gjerë.
Si sot, 25 vjet më parë, më 26 shtator 1998, në fshatin Arbri e Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë Luftës së Kosovës. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të vetëm një familjeje, asaj Deliu. Në mesin e anëtarëve kishte gra, pleq dhe fëmijë e foshnja.
Familja Deliu ishte fshehur në mal, me qëllim që të shpëtojë nga sulmet e njëpasnjëshme serbe. Në mal, rreth orës 10:00 të paradites kishte kalon këmbësoria serbe. Banorët e fshatit Arbri e Epërme kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe britma të njerëzve.
Më pas u mor vesh se një familje e tërë ishte masakruar nga forcat serbe. Të gjithë viktimat ishin qëlluar në kokë nga afërsi e madhe. Ajo çfarë u gjet në trupat e viktimave tregon për një masakër të madhe.
Më 27 shtator studiuesit dhe gazetarët mbërritën në fshat dhe dokumentuan masakrën, duke pasqyruar ngjarjen tronditëse në mediat perëndimore. /Zëri.ai/