
BRITANI E MADHE – Një shqiptar i quajtur Ylber Dajçi, 42 vjeç u arrestua në Angli më datë 22 gusht, pasi u kap në një shtëpi bari, me një vlerë prej 1.9 milionë paundësh.
Dajçi doli përpara gjykatës, ku u njoh dhe me akuzën e mbjelljes së lëndëve narkotike. Ai tha se nuk ka lidhje me mbjelljen e kanabisit, por se ishte aty vetëm për të ruajtur lëndën narkotike.

Policia kishte marrë informacione se në një banesë kultivoi kanabis dhe ka ndërhyrë në apartament, që ndodhej në një pallat 16-katësh. Dajçi deklaroi në gjykatë se vlera e kanabisit nuk është 1.9 milionë paund, por 600 mijë.
Mirëpo, gjykata nuk u bind nga ato që deklaroi shqiptari, duke e lënë atë në burg. Dajçi pritet të mbahet në qeli, deri në momentin që ai do të dalë në gjyq e do përgjigjet për vendin ku u kap dhe për pyetje të tjera të hetuesve./Zëri.ai/