Aktualitet

Goditet në Spanjë ‘karteli ballkanik’ i trafikut të drogës

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të përmbanin sasi të konsiderueshme droge.

k.m.
Goditet në Spanjë ‘karteli ballkanik’ i trafikut të
Pamje nga operacioni

SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare dhe departamenti i mbikëqyrjes doganore të Agjencisë Tatimore kanë çmontuar rrugën kryesore të hyrjes së kokainës të organizatës së rrezikshme kriminale "Balkan Cartel" me bazë në Spanjë. Pas 7 kontrolleve në Portin e Valencias, janë sekuestruar më shumë se 1700 kilogramë të kësaj lënde narkotike, e cila ishte fshehur nga kontejnerë që vinin nga Ekuadori. Megjithatë emrin nuk ia kanë zbuluar.

Sipas mediave të huaja, në pranga ka përfunduar është arrestuar një prej anëtarëve të Kartelit Ballkanik, i cili përshkruhet si një person me trajnime ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, i cili ka udhëtuar enkas nga Shqipëria për të mbikëqyrur kalimin e drogës. 

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të përmbanin sasi të konsiderueshme droge. Agjentët zbuluan se organizata kriminale përdorte mënyra të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke e fshur në mënyra të ndryshme. Në një fazë të parë të operacionit, i cili pati bashkëpunimin e Gardës Civile, hetuesit arritën të zbulonin kompanitë që mund të përdoreshin nga karteli ballkanik dhe u verifikua se si kishin filluar të përdornin kontejnerët detarë që hynin në Spanjë, me destinacion Valencia.

Qershorin e kaluar ky rrjet kriminal tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme kokaine që fshihej në dhomat e frigoriferit, duke sekuestruar gjithsej 45 kilogramë kokainë dhe arrestuar anëtarin e organizatës kriminale në atë kohë. Gjithashtu janë sekuestruar tre aparate celularë dhe materiale të ndryshme për nxjerrjen e drogës nga kontejnerët.

Në fazën e dytë të operacionit, duke vijuar me hetimet, u kryen kontrolle të ndryshme në kontejnerë që kishin mbërritur në portin e Valencias , duke gjetur sërish dy kontejnerë që fshihnin nga 44 dhe 46 kilogramë kokainë secili. Gjithashtu, u gjet një kontejner i tretë me strukturë më të sofistikuar, që brenda tij kishte 200 kilogramë kokainë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB