
KOSOVË - Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla ka publikuar pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në pamjet që janë publikuar nga ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla, shihet se në mes të grupit është edhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe.
Postimi i ministrit Xhelal Zveçla:
Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.
Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radoiçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste./Zëri.ai/