Aktualitet

Shpërthimi i "Elda"-s, drejtori i zjarrfikëses: Ka pasur rrjedhje gazi, do shihen kamerat dhe do hetohet nëse ka qenë defekt teknik

Sipas tij, shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe dy stacionet më të afërta janë angazhuar në operacion.

zh.ll
Shpërthimi i "Elda"-s, drejtori i zjarrfikëses: Ka pasur
Shkëlqim Goxhaj

TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. Në një prononcim nga vendngjarja, Goxhaj tha se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e zyrave të karburantit dhe se flakët dyshohet se janë shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Sipas tij, shërbimi zjarrfikës ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe dy stacionet më të afërta janë angazhuar në operacion. Goxhaj tha se për zbardhjen e plotë të rrethanave do të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe mundësia që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në pikën e karburantit.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Poll

MOS HUMB