Aktualitet

Sherri për lek me të renë nga Barcelona/ Pranga 'TUTORIT', shfrytëzonte 5 vajza të huaja për prostitucionin

Ismet Zoto rezulton se ka shfrytëzuar për prostitucion shtetaset e huaja në një hotel të qytetit bregdetar.

f.t
Sherri për lek me të renë nga Barcelona/ Pranga
Darjana Linares

DURRËS-Policia në Durrës ka arrestuar 39-vjeçarin nga Shijaku, që disa kohë më parë u konfliktua me një vajzë të re nga Barcelona. Ismet Zoto rezulton se ka shfrytëzuar për prostitucion shtetaset e huaja në një hotel të qytetit bregdetar. Në fillim të muajit mars Zoto dhe vajza venezueliane Darjana Linares janë konfliktuar për një shumë lekësh. Kjo e fundit pas konfliktit u hodh nga ballkoni i banesës duke përfunduar tek tenda e lokalit poshtë. Policia zbuloi se në banesën ku ndodhi sherri mes vajzës venezueliane dhe Ismet Zoto ushtrohej prostitucion dhe përdoreshin lëndë narkotike. 

Darjana Linares ka ardhur nga Venezuela në Shqipëri, bashkë me një grup vajzash të tjera, pasi kanë gjetur "terren" për të ushtruar prostitucion në qytetin bregdetar. Në Durrës, së bashku me disa vajza të tjera kishin marrë një apartament me qira për të ushtruar aktivitetin e tyre. Pikërisht në momentin që Policia ka pasur dijeni për ngjarjen ku 23-vjeçarja u konfliktua me 39-vjeçarin, të gjitha kanë tentuar të largohen, por janë ndaluar nga efektivët. Tani edhe tutori i tyre Ismet Zoto ka rënë në pranga dhe do të japë versionin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024. Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike. Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB