Aktualitet

Sëmundja e rrallë i mori burrin polic, mësuesja e “Petro Nini Luarasit” kërkon ndihmë nga shqiptarët: Dua të shpëtoj djemtë, jam në gjunjë përpara jush!

Në Shqipëri nuk ka kurim për këtë sëmundje. E vetmja shpresë mbetet jashtë vendit, por mundësitë e familjes Ruçi nuk i përballojnë këto shpenzime, ndaj Etleva u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë!

F.m
Sëmundja e rrallë i mori burrin polic, mësuesja e “Petro
Etleva Ruçi

TIRANË- Etleva Ruçi, një nënë me profesion mësuese, e cila ka nxjerrë breza të rinjsh në shkollën “Petro Nini Luarasi”, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Etleva ka humbur bashkëshortin, i cili ka punuar si polic në radhët e bluve, por tashmë rrezikon të humasë edhe dy djemtë e saj.

Djalin e saj të madh, Tedi, 27 vjeç, e ka prekur një sëmundje e rrallë, Adreno-Leuko Distrofi, që paralizon muskujt, dëmton sistemin nervor dhe nuk fal. Edhe djali i vogël, Noel 24 vjeç, është bartës i po këtij gjeni.

Në Shqipëri nuk ka kurim për këtë sëmundje. E vetmja shpresë mbetet jashtë vendit, por mundësitë e familjes Ruçi nuk i përballojnë këto shpenzime, ndaj Etleva u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë!

JOQ Albania ka publikuar apelin e saj për ndihmë.

Të dhënat për ndihmë: IBAN: AL64202111230000002800837768. 

Mesazhi për ndihmë

I nderuar staf i redaksise! Ju shkruaj me shpirtin e renduar dhe zemren e plagosur. Jam Etleva Ruci, nene e dy djemve dhe mesuese ne Gjimnazin Petro Nini. Bashkeshorti (oficer policie) eshte ndare nga jeta dhe me eshte dashur te rrit e vetme djemte. Perpara nje viti djali i madh 27 vjec u semur. Pas nje kalvari te gjate dyerve te spitaleve,vetem perpara dy muajsh ju vu diagnoza e nje semundje shume te rralle gjenetike. Kjo semundje demton nervat, muskujt paralizohen dhe ka nje fund tragjik. Fatkeqesia per mua nuk mbaron ketu, sepse disa dite me pare mesova qe dhe djali tjeter 24 vjec eshte bartes i po ketij gjeni.

Djali sapo ka mbaruar Universitetin me mesatare 9.8 dhe punon per te me ndihmuar ne perballimin e kesaj situate

Kjo semundje qe kane djemte e mi Noel dhe Tedi nuk kurohet ne Shqiperi dhe kostot per mjekimin e saj jane shume te larta per mundesite tona. Me dhimbje dhe shpese ju drejtohem JU si ndihma e fundit. Kam Nuk kam kerkuar kurre me pare ndihme publike, kam punuar gjithe jeten me ndershmeri e dinjitet. Sot jam ne gjunje perpara jush, si nje nene qe po sheh gjithe jeten e saj te shuhet perpara syve

Kam hapur nje Go Fund Me. Dhe mbase ndonje mjek shqiptar qe punon ne bote si mjek gjenetist. Eshte semundje shume e rralle mjekohet me inxhinjeri gjenetike. Njeri djale eshte shume i semure por mos i iki dhe tjetri. Semundja quhet Adreno-Leuko Distrofi. Ju lutem me ndihmoni ta bej publik kete rast. Me shume besim e mirenjohje Etleva Ruci.

Poll

MOS HUMB