Qytetërim

Spanja, Mbretëresha e Botës! La Roja ngre trofeun

Spanja gjeti golin e avantazhit në minutën 105 shtesë me Ferran Torres.

F.I
Spanja, Mbretëresha e Botës! La Roja ngre trofeun
Spanjë-Argjentinë

SHBA-Pas një muaji me emicione e sfida, në stadiumin MetLife në New Jersey, dy skuadrat Spanja dhe Argjentina, kanë zbritur në fushë për të luftuar për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. 

Spanja gjeti golin e avantazhit në minutën 105 shtesë me Ferran Torres. 

Pjesa e parë e sfidës së madhe u mbyll me rezulatitn 0-0, ku skuadrat nuk gjetën dot golin e avantazhit.

Edhe gjatë pjesës së dytë skuadrat nuk gjetën golin, ndërsa Argjentina do të luajë në shtesë me 10 lojtarë, ku Enzo Fernandez doli me karton të kuq. Në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, kombëtarja e Lionel Scalonit nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje gjatë gjithë 90 minutave, duke u bërë skuadra e parë që e mbyll kohën e rregullt të një finaleje të Kupës së Botës pa asnjë tentativë drejt portës.

Argjentina vjen si kampione në fuqi dhe e ka kaluar muajin e kaluar duke vërtetuar se triumfi i saj katër vjet më parë nuk ishte i rastësishëm. Ndërkohë, Spanja ka përfunduar një nga transformimet më të jashtëzakonshme të futbollit ndërkombëtar, duke u rikthyer në një finale për herë të parë që nga ngritja e trofeut në vitin 2010.

Nga njëra anë është legjenda Lionel Messi, që pritet të luajë ndeshjen e fundit në një Kupë Bote, ndërsa nga ana tjetër qëndron talenti spanjoll Lamine Yamal.

FIFA ka bërë të ditur se pushimi mes dy pjesëve të finales do të zgjatet nga 15 në 17 minuta. Sipas organizatorëve, performanca artistike në stadium do të zgjasë rreth 11 minuta, ndërsa koha e mbetur do të përdoret për montimin dhe çmontimin e skenës, si edhe për mirëmbajtjen e fushës. Gjatë ndeshjes do të zbatohen dy pushime të shkurtra për hidratim, nga një në secilën pjesë, pa ndryshime nga rregullorja aktuale.

Në prag të finales është zhvilluar edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Anglia triumfoi ndaj Francës me rezultatin 6-4, duke siguruar medaljen e bronztë të Botërorit. Tashmë gjithçka është gati për sfidën që do të kurorëzojë kampionen e re të botës, në një finale që pritet të ndiqet nga qindra miliona tifozë në të gjithë botën./ZËRI

Poll

MOS HUMB