TIRANË- “The Odyssey” vepra e Homerit e kthyer në film nga regjisori Christopher Nolan, pritet të mbërthejë botën para erkanit, ndërsa emri i Odiseut është rikthyer në qendër të vëmedjes.
Rolin e mbretit të Itakës e interpreton këtë herë aktori amerikan Matt Damon, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it. Por shumë vite më parë, Nolan i besoi rolin e heroit të Homerit aktorit shqiptar Bekim Fehmiu në vitin 1968. Filmi me protagonist aktorin shqiptar Bekim Fehmiu, mbetet një nga përshtatjet më besnike të veprës së Homerit dhe roli që i solli famë ndërkombëtare.
Albanian actor Bekim Fehmiu as Odysseus in the 1968 adaptation of The Odyssey, widely considered one of the most faithful screen adaptations of the epic. https://t.co/RqXJNYFlA7 pic.twitter.com/EtSdf3v9hM
— Admirim (@admirim) July 17, 2026
Interpretimi i Fehmiut u vlerësua për forcën artistike dhe mënyrën se si solli në ekran figurën e heroit legjendar. Edhe sot, ky rol mbetet një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së aktorit shqiptar dhe një prej interpretimeve më të spikatura të "Odiseut".
Por edhe këtë herë, në film do të gjejmë një pjesë të shpirtit muzikor të Shqipërisë do të dëgjohet nga e gjithë bota.
Kolona zanore e “The Odissey” të Christopher Nolan është frymëzuar nga tingujt e polifonisë labe dhe fyellit dyjar shqiptar, ndërsa kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludëig Göransson, ka kërkuar në traditat e lashta shqiptare një tingull autentik për këtë projekt epik.
Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludëig Göransson, ka zbuluar gjatë krijimit të muzikës së filmit ka kërkuar tinguj autentikë nga kultura të lashta. Për këtë, ai ka udhëtuar deri në jug të Shqipërisë për të regjistruar iso-polifoninë shqiptare.
Filmi "The Odissey" është përshtatja e re e poemës së lashtë të Homerit është një nga projektet më ambicioze të regjisorit Nolan, i cili e ka shndërruar historinë e Odiseut në një aventurë aksion me përmasa të mëdha, pa humbur kompleksitetin moral dhe filozofik të personazheve.
Përveç Matt Damon në rolin kryesor, filmi sjell një kast të rëndësishëm aktorësh. Anne Hathaway interpreton Penelopën, bashkëshorten e Odiseut, një figurë e fortë që përballet me presionin e atyre që kërkojnë të marrin fronin në mungesë të tij. Tom Holland luan Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa në kast përfshihen edhe Robert Pattinson, Zendaya, Samantha Morton, John Leguizamo dhe Lupita Nyong’o.
Produksioni është realizuar me përmasa të jashtëzakonshme, me xhirime në formate të mëdha kinematografike dhe një buxhet të raportuar prej rreth 250 milionë dollarësh, duke e bërë një nga filmat më të kushtueshëm të Nolanit. Por mes këtij projekti gjigant ndërkombëtar gjendet edhe një pjesë e vogël e Shqipërisë./ZËRI
