Qytetërim

"Mjeshtri i Madh" nga Hollywood-i te rrugët e Vlorës: Dy realitet e kompozitorit që solli tingujt e "The Odissey" të Nolan

Artisti është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të viteve të fundit, pasi tingujt e iso-polifonisë shqiptare janë përfshirë në kolonën zanore të filmit të Nolan.

zh.ll
"Mjeshtri i Madh" nga Hollywood-i te rrugët e Vlorës: Dy
foto ilustrim: mjeshtri i madh-the odissey-kompozitori duket pastruar rruget

VLORË- Një histori e pazakontë vjen nga Vlora. "Mjeshti i madh", kompozitori Vendim Kapaj, i cili është pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey”, filmit më të ri të Christopher Nolan, aktualisht punon në shërbimet e pastrimit të qytetit.

Vendim Kapaj, artisti me një karrierë rreth 50-vjeçare në muzikë, i njohur për interpretimin e rrallë të fyellit me dhëmbë dhe për kontributin e tij në projekte muzikore e kinematografike, është i punësuar në shërbimet e qytetit të Vlorës.

Artisti është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të viteve të fundit, pasi tingujt e iso-polifonisë shqiptare janë përfshirë në kolonën zanore të filmit të Nolan.

Mirëpo, ndërsa emri i tij është pjesë e një produksioni ndërkombëtar që pritet të shfaqet në kinematë botërore, përditshmëria e Kapajt tregon një realitet tjetër...artisti pastron rrugët e qytetit të Vlorës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka treguar se e ka pranuar këtë punë sepse kërkon të jetë aktiv dhe të sigurojë të ardhurat e tij.

“E ndjej veten të ofenduar që t’ju shkoj nga mbrapa dhe t’u them ‘aman më çoni në filan vend’. Thjesht kërkoj punë”, është shprehur ai.

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, në praninë e kompozitorit Ludëig Göransson. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait.

“The Odyssey”, me skenar dhe regji të Christopher Nolan dhe me një kast të njohur aktorësh, pritet të jetë një nga filmat më të komentuar për të thyer rekorde, ndërsa përfshirja e iso-polifonisë shqiptare në kolonën zanore e bën më të veçantë për ne shqiptarët. Për vetë artistin? Një tjetër faqe në jetën e tij kushtuar muzikës, edhe pse përditshmëria e tij është vërtetë larg skenave të mëdha dhe botës së kinemasë./ZËRI

Poll

MOS HUMB