Qytetërim

Në prag të finales së madhe, publikohen formacionet Spanjë-Argjentinë, Pedri dhe Lautaro e nisin nga stoli

Në formacionin e Spanjës bie në sy se trajneri De la Fuente ka zgjedhur të mos ndryshojë asgjë nga rreshtimi që mposhti Francën në gjysmëfinale

F.I
Në prag të finales së madhe, publikohen formacionet
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Pak minuta para finales së Kupës së Botës 2026 janë publikuar formacionet zyrtare të Spanjës dhe Argjentinës për sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey. 

Në formacionin e Spanjës bie në sy se trajneri De la Fuente ka zgjedhur të mos ndryshojë asgjë nga rreshtimi që mposhti Francën në gjysmëfinale, duke zgjedhur Fabian Ruiz në vend të Pedrit në mesfushë. Ndërsa Skaloni ka çuditur me disa zgjedhje, pasi ka vendosur në formacion Montiel, De Pol dhe Niko Gonzalez në vend të Molina, Paredes dhe Xhuliano Simeones.

Në prag të finales së madhe, publikohen formacionet

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente

ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAlister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez.
Trajner: Lionel Skaloni

Gjithçka është gati për aktin final të Botërorit, ku dy përfaqësuese me histori dhe traditë do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Poll

MOS HUMB