SHBA-"The Odyssey” i Christopher Nolan ka shkaktuar debate edhe pse filmi ka thyer të gjitha parashikimet në kinematë botërore. Mes kritikëve është edhe Elon Musk i cili prej muajit maj, u shpreh kundër idesë që Helena e Trojës të luhej nga një aktore me ngjyrë, duke thënë se regjisori fitues i çmimit Oskar, Christopher Nolan, “ka humbur integritetin e tij” për përzgjedhjen e aktores së pashoqe Lupita Nyong’o.
Rolin e Helenës së Trojës e luan aktorja fituese e çmimit Oscar, Lupita Nyong'o. Musk ka mbështetur vazhdimisht komentet e kritikëve të cilët argumentonin se Helena në veprat e Homerit përshkruhet si bjonde dhe me lëkurë të bardhë, duke e quajtur përzgjedhjen e aktores një "fyerje" ndaj autorit. Ndër të tjera miliarderi pretendoi se Nolan ndryshoi racën e personazheve thjesht sepse "dëshiron të fitojë çmime Oscar", duke iu referuar ndryshimeve të reja.
Nga ana tjetër vetë aktorja Nyong'o gjatë një interviste për revistën Elle, hodhi poshtë kritikat, duke theksuar se bëhet fjalë për një histori mitologjike dhe se filmi synon të përfaqësojë botën moderne përmes një kasti të larmishëm.
"Bukurinë nuk mund ta luash në skenë! Nuk po shpenzoj kohën time duke menduar për një mbrojtje. Kritikat do të ekzistojnë, pavarësisht nëse angazhohem unë me to apo jo!"-u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Christopher Nolan mbrojti vendimin e tij, duke thënë se Nyong’o ishte zgjedhja e parë për rolin. Sipas tij, “forca dhe qetësia” që aktorja sjell në ekran ishin thelbësore për personazhin e Helenës.