Qytetërim

'Kuptimi i jetës'...'Lundrimi' mes dashurisë dhe sfidës! Odiseu: 20 vite, luftë dhe udhëtim për t'u kthyer në shtëpi

ZËRI ju kthen pas në kohë, duke 'lundruar' në 20 vitet e famshme të Odiseut

F.I

'Kuptimi i jetës'...'Lundrimi' mes dashurisë dhe

TIRANË-Shekujt kalojnë dhe 'Odiseu' ka lënë sërish 'pa frymë' të apasionuarit pas mitologjisë greke, duke udhëtuar mes perëndive, ciklopëve, sirenave dhe shtrigave. Filmi “The Odyssey” i sjellë së fundmi nga  Christopher Nolan, me një copëz arti shqiptar ka 'mbërthyer' pas ekranit botën. Por kush është 'Odiseu'? Një histori e rreth viteve 1200 p.e.s. e Epokës së Bronzit, e sjellë si poemë nga Homeri rreth shekullit VIII ose VII para Krishtit.

ZËRI ju kthen pas në kohë, duke 'lundruar' në 20 vitet e famshme të Odiseut

Një histori e cila tregon udhëtimin 10-vjeçar të Odiseut për t'u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. Për shkak se ai zemëroi perënditë, ky rrugëtim shndërrohet në një luftë të jashtëzakonshme për mbijetesë. 

Odiseu ishte mbret i një ishulli shumë të veçantë që quhej Itaka, një vend nën drejtimin e tij. Biri i Laertit dhe Antikleas, burri i Penelopes dhe babai i Telemakut, Odiseu është i njohur për mashtrimin dhe shkathtësinë. 'Mashtrimi' që i kushtoi shtrenjtë!

Kur mbretërit e qytet-shteteve greke mbërritën në Itakë dhe i kërkuan Odisesë që të bashkohej me ta në luftën kundër Trojës, nuk pranoi dhe u përpoq që t’i mashtronte duke bërë si i çmendur… shkoi drejt detit i veshur vetëm me të brendshme, filloi të plugonte rërën dhe të mbillte fara kripe. Megjithatë nuk i mbeti zgjidhje tjetër, iu desh të bashkohej me ta, duke lënë pas Itakën, dashurinë e tij Penelopën dhe nisi udhëtimin drejt Trojës.

Lufta me Trojën zgjati 10 vite!

Odiseu luftoi përkrah Akilit dhe ushtrisë së Agamemnonit kur ky i fundit donte të pushtonte Trojen. Duke parë se nuk kishin për ta mundur kurrë Trojën, papritur atij i vjen një plan në mendje: Kali i famshëm i Trojës! Të bindur se ishte një dhuratë nga Perëndia, Trojanët lejuan që kali gjigand i ndërtuar, të hynte brenda portave të blinduara të qytetit, pa e ditur se brenda kishte me duzina ushtarësh. Mbretërit, më në fund arritën të pushtonin Trojën.

Pas 10 vitesh Odisea më në fund, mund të kthehet në atdheun dhe te njerëzit e tij. Por teksa duket se Odiseu arriti fundin e lumtur, gjithçka fillon me kthimin në Itakë. Gjatë 10 viteve të udhëtimit, Odisea lundron dete, viziton shumë ishuj dhe kalon shumë sfida. Lufton kundër përbindshave, përballet me tundime, merr vendime të vështira… por kryesisht, kurrë nuk harron shtëpinë e tij-Itakën. Gjatë rrugës, ai ndalon në ishullin e Ciklopëve. Për të shpëtuar jetën e njerëzve të tij, Odiseu verbon Ciklopin Polifem. Polifemi ishte djali i Poseidonit, perëndisë së deteve. Ky i fundit e mallkon Odiseun që të mos kthehet kurrë në shtëpi, duke i shkaktuar stuhira të tmerrshme.

Një përallë ku shtrigat i shndërrojnë njerëzit e tij në derra, por Odiseu e mposht me ndihmën e Hermesit; sirenat joshin detarët me këngën e tyre magjike drejt vdekjes, por Odiseu i lidh shokët me dyllë në veshë, ndërsa veten e lidh pas shtyllës së anijes për t'i dëgjuar pa u mbytur. 

Odiseu mbijeton i vetëm dhe përfundon në ishullin e nimfës Kalipso. Ajo bie në dashuri me të dhe e mban të burgosur për 7 vite, duke i premtuar pavdekësinë nëse qëndron me të. Odiseu refuzon dhe qan çdo ditë në breg të detit, me sy nga Itaka. Në fund, Zeusi dërgon Hermesin për të urdhëruar lirimin e tij.

Dashuria dhe besnikëria

Si bashkëshorte e Odiseut dhe mbretëreshë e Itakës, Penelopa përballon e vetme një sprovë 20-vjeçare. Sipas mitit, për të shmangur 108 burrat që donin të martoheshin me të me forcë, ajo premtoi se do të zgjidhte një burrë vetëm pasi të përfundonte qefinin e vjehrrit të saj, Laertit. Ajo çdo ditë thurte pëlhurën dhe çdo natë e çbënte atë fshehurazi, duke fituar 3 vite kohë.

Athinaja e maskon Odiseun si lypës që të mos dallohet nga pretenduesit që kërkonin pasurinë e tij dhe dorën e Penelopës.
Ai bashkohet me djalin e tij, Telemakun. Së bashku, ata organizojnë një plan gjatë një garë me hark që Penelopa kishte përgatitur.

Prova e dashurisë

Bashkimi i Odiseut me Penelopën nuk ndodh menjëherë, pasi ajo ka frikë se mos një perëndi po gënjen duke marrë pamjen e burrit të saj. Kur shërbëtorja shkon te Penelopa për t'i dhënë lajmin se Odiseu është kthyer dhe ka vrarë pretenduesit, Penelopa nuk e beson. Ajo zbret në sallë dhe ulet përballë Odiseut (i cili tashmë ka hequr rrobat e lypësit). Ajo thjesht e vështron në heshtje, e pasigurt nëse është vërtet ai, gjë që e mërzit djalin e tyre, Telemakun, i cili e nxit të ëmën ta pranojë. Për të zbuluar të vërtetën, Penelopa përdor një hile mjaft inteligjente. Ajo urdhëron shërbëtorët: "Zhvendoseni shtratin tonë martesor jashtë dhomës sonë dhe rregullojeni për këtë të huaj."

Atë natë, perëndesha Athina zgjat kohëzgjatjen e natës që çifti të mund të flasë gjatë, të tregojë historitë e tyre të gjata të 20 viteve të ndarjes dhe të gjejë paqen pas kaq shumë vuajtjesh. Odiseu zbulon veten, vret të gjithë pretenduesit dhe rifiton fronin dhe familjen e tij.

Poll

MOS HUMB