Aktualitet

MOS E KONSUMONI! Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. gjendet edhe në Shqipëri

Alarmin lidhur me këtë pigment e ka lëshuar shteti grek, pas analizave të kryera në laboratorët vendas.

k.m.
MOS E KONSUMONI! Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në
Foto ilustruese

TIRANË- ‘RED FOREST FRUIT CAKE’, pluhur frutash me origjinë nga Turqia është bllokuar nga tregu në vendin tonë. Brenda pluhurit është konstatuar se ka një pigment të rrezikshëm për shëndetin e njeriut, (e kuqe reaktive 141). Alarmin lidhur me këtë pigment e ka lëshuar shteti grek, pas analizave të kryera në laboratorët vendas.

"E kuqe reaktive 141" është një bojë sintetike që përdoret kryesisht për ngjyrosjen e tekstileve, por është i ndaluar që të përdoret si në produktet kozmetike, ashtu edhe në ushqime. Edhe pse hera-herës haset në ngjyrimin e ëmbëlsirave dhe të tortave, këshillohet që të mos konsumohet për shkak se mund të shkaktojë probleme toksike.

Pas njoftimit të dhënë nga autoritet greke, AKU ka dalë në terren për kontroll dhe ka bllokuar sasinë e mbetur në subjektet që përdornin këtë produkt. Sipas "OraNews", AKU kishte paketim 15 kg dhe data e skadencës ishte deri në maj 2026. Teksa lajmëronte për konfiskimin e këtij produkti nga tregu, AKU thekson edhe ndikimin që mund të ketë ndikim serioz në shëndetin e njerëzve./ZËRI

Poll

MOS HUMB