Aktualitet

Mungoi Abule/ Sot do raportonte prokurori Ols Dado, shtyhet gjyqi për Erion Veliajn

Në seancën e sotme, do të bëhet raportimi 2-mujor i hetimeve të kryera deri në këtë fazë nga prokurori i çështjes, Ols Dado.

k.m.
Mungoi Abule/ Sot do raportonte prokurori Ols Dado, shtyhet gjyqi për Erion
Erion Veliaj dhe Ols Dado

TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të zhvillohej seanca për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Në seancën e sotme, do bëhej raportimi 2-mujor i hetimeve të kryera deri në këtë fazë nga prokurori i çështjes, Ols Dado. 

Por seanca është shtyrë për shkak se mungesës së biznesmenit Elman Abule. Kështu, seanca e radhës do të zhvillohet të martën, 17 qershor, në orën 11:30.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB