Aktualitet

Dosja "Gërdeci"/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore ndaj Mediut, zbulohet arsyeja

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, është bërë mungesa e ish-ministrit. Ky i fundit ka njoftuar se ndodhet në një udhëtim jashtë vendit.

k.m.
Dosja "Gërdeci"/ GJKKO shtyn seancën gjyqësore ndaj
Fatmir Mediu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për datë 18 qershor në orën 14:00 seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, është bërë mungesa e ish-ministrit. Ky i fundit ka njoftuar se ndodhet në një udhëtim jashtë vendit. Ndaj në këto kushte, takimi i radhës me drejtësinë është lënë më 18 qershor, ora 14.00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

Poll

MOS HUMB