Aktualitet

Flamuri i UÇK u "zhduk" në ndeshjen me Serbinë, tifozët kuqezi protestojnë para FSHF

Para se të mblidheshin para godinës, ata mbushën të gjithë rrugën me flamurin që mbante simbolin e UÇK-së, stemë që ishte gdhendur mbi uniformën e çdo shqiptari që luftoi për lirinë e Kosovës nga okupatori serb.

k.m.
Flamuri i UÇK u "zhduk" në ndeshjen me Serbinë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Heqja e flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga stadiumi, ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, vazhdojnë dhe shkaktojnë polemika. Sot, tifozë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit protestuan para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Para se të mblidheshin para godinës, ata mbushën të gjithë rrugën me flamurin që mbante simbolin e UÇK-së, stemë që ishte gdhendur mbi uniformën e çdo shqiptari që luftoi për lirinë e Kosovës nga okupatori serb.

Edhe pse protesta është mbajtur paraditen e sotme, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga FSHF. Po ashtu, mungon edhe një kërkesë falje për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. 

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Madje ZËRI publikoi edhe pamjet nga brenda stadiumit, ku dukeshin efektivët e Policisë që hiqnin me forcë nga stadiumi flamujt dhe bluzat me stemën e UÇK-së.

MOMENTI KUR U HOQ FLAMURI: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Mirëpo vendimi për të hequr stemën është vetëm i FSHF, pasi UEFA nuk ka marrë asnjë vendim për të ndaluar simbolin nga stadiumet. E jo vetëm kaq! Kur Shqipëria u kualifikua në "Euro 2024", në një album të zgjedhur me fotografitë më të mira të Shqipërisë, UEFA zgjodhi dhe atë të mesfushorit Mirlind Dakut, me flamurin e UÇK-së.

Flamuri i UÇK u "zhduk" në ndeshjen me Serbinë,

Por deri më sot, nga ana e Federatës nuk është zbuluar se përse dhanë urdhërin që flamujt kuqezi të mos mbaheshin nga tifozët./ZËRI

Poll

MOS HUMB