Aktualitet

Preng Gjini sërish në shënjestër? Fotoja e tij u zbulua në celularin Euglen Burakut, i arrestuar me minë me telekomandë

Lidhur me rastin në kërkim si bashkëpunëtor është shpallur edhe  Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi.

F.I
Preng Gjini sërish në shënjestër? Fotoja e tij u zbulua
Euglen Buraku dhe Preng Gjini

VAU I DEJËS-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Euglen Burakut më 5 korrik, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë. Lënda plasëse ishte lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Buraku banues në Durrës lëvizte në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura ndërsa nga ekspertimi i aparatit të tij celular iu gjet në brendësi foto e Preng Gjinit, shkruan Euronews. Lidhur me rastin në kërkim si bashkëpunëtor është shpallur edhe  Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi.

Materialet e sekuestruara dhe provat e mbledhura po analizohen nga grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rolit të personave të dyshuar dhe qëllimit të mundshëm të sulmit.

Preng Gjini i ka shpëtuar edhe një sulmi me eksploziv në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë. Atentati i parë ndaj Preng Gjinit u krye për motive gjakmarrje ndërsa të pandehur të arrestuar dhe në mungesë, janë marrë 6 persona si urdhërues dhe sigurues të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Atentati ndaj Preng Gjinit

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini. Preng Gjini ka qenë shoqëruar për vrasjen e Kastriot Reçit, që u ekzekutua me snajper në 27 janar të 2020. Në atë kohë, 5 vëllezërit e familjes Reçi, Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi kanë deklaruar para efektivëve të Policisë së Tiranës se nuk kanë gisht në atentatin me tritol që iu bë Preng Gjinit./ZËRI

Poll

MOS HUMB