Video

Alves Reçi aktivizoi eksplozivin në mjetin e Preng Gjinit, u shtir si italian

Teksa qëndronte në lokal, është sjellë si italian, madje ka komunikuar italiasht me kamerierin dhe nga atje është çuar vetëm pasi kishte aktivizuar lëndën plasëse poshtë makinës së Gjinit.

F.m
Alves Reçi aktivizoi eksplozivin në mjetin e Preng Gjinit, u shtir
Preng Gjini

TIRANË- Alves Reçi është një tjetër emër që ka dalë në skenë si një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj Preng Gjinit. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur për "OraNews" një raport të dërguar nga Policia Kriminale për Prokurorinë e Tiranës, ku hidhte dyshime të forta mbi Alves Reçin për pjesëmarrjen në atentatin e dështuar ndaj Preng Gjinit. Alves Reçi, duket se ka pasur një rol po aq të rëndësishëm sa kushëriri i tij, Elson Reçi në hakmarrjen për vrasjen e të afërmit të tyre, biznesmenit Kastriot Reçi që u ekzekutua në Mirditë me snajper. Ai është identifikuar nga policia kriminale që në muajin shtator të vitit 2020, vit kur ndodhi atentati ndaj Preng Gjinit.

Sipas relacionit të përpiluar në shtator 2020, Alvesi, një nga djemtë e vëllait të Kastriot Reçit, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë në një lokal, shumë pranë urës së “N.SH.R.A.K.U-t”, dhe prej andej ka aktivizuar lëndën shpërthyese. Teksa qëndronte në lokal, është sjellë si italian, madje ka komunikuar italiasht me kamerierin dhe nga atje është çuar vetëm pasi kishte aktivizuar lëndën plasëse poshtë makinës së Gjinit.

Por nuk ka ikur pa e pyetur kamerierin se nga cila ana e qytetit binte “Rruga e Elbasanit”, për të çuar deri në fund rolin e tij si "i huaj". Kamerat e sigurisë së lokalit e kanë kapur teksa del jashtë dhe qëndron pak në trotuar për të parë pasojat e shpërthimit. Pasi sheh çfarë ka ndodhur me mjetin e Preng Gjinit, duke menduar se e ka vrarë, lëviz nga vendi i ngjarjes, madje në një moment edhe vrapon derisa shkon në kryqëzimin e “Vasil Shanto-s”. Nga atje merr një taksi dhe largohet për në Elbasan, nga Elbasani shfaqet në pikën kufitare të “Qafë-Thanës” dhe futet në Maqedoninë e Veriut. Në vendin fqinj nuk qëndron shumë dhe futet sërish në Shqipëri pas 2 ditësh, për të shkuar në Rrëshen.

Poll

MOS HUMB