Video

Kim Jong Un dërgon jashtëqitje kafshësh në Korenë e Jugut

Ushtria e Koresë së Jugut u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin të gjitha aktivitetet në natyrë.

k.m.
Kim Jong Un dërgon jashtëqitje kafshësh në Korenë e
Pamje nga Seuli

SEUL- Një ndodhi e paprecedentë ka ndodhur Seul. Koreja e Veriut ka dërguar drejt Koresë së Jugut balona të mbushura me mbeturina, letër higjienike dhe jashtëqitje kafshësh. Fotot e publikuara nga mediat e Koresë së Jugut tregojnë balona të bardha që mbajnë qese plehrash të mbushura me jashtëqitje. Megjithatë ka dyshime se brenda balonave mund të ketë ndonjë material/lëndë të dëmshme për qytetarët.


"Qytetarët duhet të shmangin çdo aktivitet në natyrë. Mos bini në kontakt me ndonjë objekt të panjohur dhe informoni bazën ushtarake apo policinë më të afërt,"-lajmëroi shtabi i përgjithshëm ushtarak i Koresë së Jugut.

Pas Luftës së Koresë në vitet 1950, të dy palët shpallën një armëpushim, por kurrë nuk nënshkruan një traktat paqeje. Aktivistët e Koresë së Jugut ndonjëherë dërgojnë balona me fletëpalosje propaganduese kundër regjimit të Koresë së Veriut, e po ashtu e njëjta gjë ndodh edhe nga ana e Koresë së Veriut.

Por kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB