
TIRANË-Genci Maloku ishte shënjestër të vrasësve që i morën jetën edhe të birit të tij në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. SPAK ka dalë në përfundimin se të njëjtët persona që organizuan atentatin ndaj Ndojit, ngjarje ku mbeti i vrarë Andi Maloku, synonin edhe eliminimin e babait të tij. Sipas SPAK, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë planifikuar vrasjen e Genci Malokut.
Arsyeja gjithashtu është e paqartë, por mund të ketë qenë fakti që ai kërkonte drejtësi për të birin./ZËRI