Aktualitet

Sapo kishte mbyllur shërbimin-Efektivi përplas për vdekje 60-vjeçarin me biçikletën, polici në reanimacion

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:10, kur automjeti i drejtuar nga një 30-vjeçar, punonjës policie jashtë shërbimit, u përplas me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

F.I
Sapo kishte mbyllur shërbimin-Efektivi përplas për vdekje
pamje nga vendngjarja

KORÇË-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një punonjës i Policisë Rrugore është plagosur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:10, kur automjeti i drejtuar nga një 30-vjeçar, punonjës policie jashtë shërbimit, u përplas me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Në momentin e aksidentit, drejtuesi i automjetit, punonjësi i policisë D. M., nuk ishte në shërbim. Pas përplasjes, ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit kanë nisur hetimet. Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe efektivë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak-Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Poll

MOS HUMB