Aktualitet

Helmimi i 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, mjekja dhe drejtorsha nën hetim, prindi: Enët mund të kenë qenë të palara

Prindi ngre dyshimin se enët mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë mosshfrytëzimi.

F.I
Helmimi i 6 fëmijëve në një kopsht në
Kopshti në Korçë

KORÇË-Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës kanë përfunduar në spital më 2 tetor, nën dyshimin se janë helmuar nga ushqimi në një kopsht publik nr 17. Lidhur me rastin Policia njoftoi se një hetim në gjendje të lirë ka nisur për shpërdorim detyre, për një mjeke të pavijonit të pediatrisë në spitalin e Korçës si dhe drejtoreshën e kopshtit. Sipas bluve, mjekja 57-vjeçare nuk kishte njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa drejtoresha e kopshtit, 60 vjeçe, dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Nëna e një prej fëmijëve ka folur rreth ngjarjse, ku shprehet se ushqimi nisi të enjten, ndërsa të premten në mbrëmje djali i  shfaqi simptoma të një helmimi. Prindi ngre dyshimin se enët mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë mosshfrytëzimi.

Helmimi i 6 fëmijëve në një kopsht në

Prindërit kërkojnë verifikimin e kushteve higjieno-sanitare, ushqimeve të konsumuara dhe enëve të kuzhinës, për të përcaktuar shkakun e simptomave te fëmijët.

Deri tani mësohet se 6 fëmijë janë dërguar në spital me simptoma të njëjta gastrointestinale, ndërsa 5 janë trajtuar në shtëpi. Fëmijët dolën nga spitali mesditën e 3 tetorit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar në kopsht apo me ndonjë rrethanë tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB