KORÇË-Një rast shqetësues është regjistruar në Korçë, ku gjashtë fëmijë të të njëjtit kopsht janë dërguar me urgjencë në spital me simptoma të rënda gastrointestinale.
Lidhur me ngjarjen policia ka ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një mjekeje të Pediatrisë dhe drejtoreshës së kopshtit.
Sipas njoftimit të policisë, mjekja nuk ka njoftuar autoritetet për rastet, ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka kryer kontrollet e nevojshme për ushqimin e konsumuar nga fëmijët.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se fëmijë ishin paraqitur një ditë më parë në spiral, vetëm paka orë pasi kiahin konsumuar pilaf për drekë.
Megjithatë, do të jenë analizat ata që të tregojnë nëse kemi në rastin në fjalë kemi të bëjmë me helmim apo me virozë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI