Aktualitet

Dyshime për helmim në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë marrin ndihmë mjekësore

Fëmijët janë marrë në kujdesin e mjekëve dhe nga informacionet e deritanishme nuk paraqesin probleme të rënda shëndetësore.

M.K.
Dyshime për helmim në një kopsht në Korçë, 6
foto ilustruese

KORÇË- Gjashtë fëmijë nga një kopsht në Korçë kanë përfunduar në Pediatrinë e spitalit të qytetit, pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore. Rasti ka ngritur dyshime për një problem të mundshëm të lidhur me ushqimin e konsumuar në kopsht.

Fëmijët janë marrë në kujdesin e mjekëve dhe nga informacionet e deritanishme nuk paraqesin probleme të rënda shëndetësore.

Megjithatë ende nuk ka një përgjigje përfundimtare mbi atë që ka shkaktuar shqetësimet. Drejtori i Shëndetit Publik në Korçë Mikel Llogori bëri të ditur se janë marrë mostrat e nevojshme dhe tashmë pritet përgjigjja e analizave.

Sipas tij në këtë fazë nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një infeksion tjetër. Shkaku do të përcaktohet vetëm pasi të dalin rezultatet laboratorike.

Në të njëjtën kohë policia ka nisur verifikimet për rastin. Pjesë e kontrolleve do të jenë edhe ushqimet që janë konsumuar nga fëmijët mënyra e përgatitjes së tyre dhe kushtet në të cilat janë ruajtur e servirur./ZËRI

Poll

MOS HUMB