Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të shtënat janë shkrepur nga një armë gjahu, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

zh.ll

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Ndroqit, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të shtënat janë shkrepur nga një armë gjahu, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas sinjalizimit, policia mbërritur menjëheë në zonë ku ka sekuestruar një armë gjahu (çofte) dhe municion, si dhe ka shoqëruar katër persona.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

ZËRI

Poll

MOS HUMB