
FIER-Pas vendimit për lirimin me kush, ish-deputeti Ervin Salianji ka treguar edhe lëvizjen e parë pas daljes nga qelia. Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha: “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa./ZËRI