Aktualitet

SKEMA- Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes/ Mori kredi 3500€, nën hetim 32-vjeçarja

Curri prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe u kërkonte personave të ndryshëm fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e ndihmës mujore.

F.I
SKEMA- Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes/
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Raportohet se Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish.

Sipas denoncimit Currit i Currit, i është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më pas të dhënat në e-Albania.

Kjo nuk është hera e parë që emri i saj lidhet me veprime të tilla. Rezulton se më 25 qershor të këtij viti, ajo është ndaluar nga Policia e Lezhës për po të njëjtat akuza. Curri prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe u kërkonte personave të ndryshëm fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e ndihmës mujore. Sipas policisë, shumat që kishte përvetësuar kanë qenë deri në 5 mijë euro. Më pas, ajo përdorte këto të dhëna për të përfituar kredi në institucione financiare./ZËRI

Poll

MOS HUMB