Aktualitet

‘Plumbi i artë’/ Henrik Hoxha mbetet pa mbrojtje, s'pranon të flasë: Dua avokat. GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

Edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë

F.I
‘Plumbi i artë’/ Henrik Hoxha mbetet pa mbrojtje, s'pranon
Henrik Hoxhaj

TIRANË- Ka dështuar seanca e radhën në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”. Seanca e radhës është vendosur për në datën 10 korrik, ora 10:00, ku do vijohet me dëgjimin e dëshmisë së bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Shkak për shtyrjen është bërë dorëheqja e avokat Gent Rumano, i cili kishte në mbrojtje të pandehurin Henrik Hoxha. Por edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë, arsyeja ka qenë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar, pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.

Të pranishëm kanë qënë bashkëpunëtorët dhe të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej. Hoxha vijoi të bënte kërkesën për një avokat tjetër ndërsa Prokurori Behar Dibra vuri në dukje përpjekjet për zvarritje.

Diskutimi në seancë:

I pandehuri Henrik Hoxha: Doja te kisha një avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës, pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua te vijojë me Rumanon. Kjo sjell tejzgjatje të kota.

I pandehuri Henrik Hoxha: Dua avokat!

Prokurori Behar Dibra: Të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi çfarë të bëjmë.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën dhe vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Poll

MOS HUMB