Aktualitet

U dënua me 1 vit burg për çështjen ‘Babale’/ Lirohet nga qelia ish-deputeti demokrat Ervin Salianji

Shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin.

F.I
U dënua me 1 vit burg për çështjen ‘Babale’/
Ervin Salianji

FIER-Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike është liruar! Gjykata e Fierit pas dakortësisë së prokurorit të çështjes vendosi lirinë me kusht për ish-deputetin demokrat, i cili ka ezauruar 2/3 e dënimit. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin.

Lirimi i tij vjen tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për ‘dosjen Babale’. Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe u caktua të vuante dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB