Aktualitet

‘Rrufeja’ e SPAK për Breçanin, Matën dhe Gjonin/ Çfarë dihet deri tani nga grupi kriminal

SPAK ka ekzekutuar vetëm 6 nga urdhër arrestet, pasi 5 persona përfshirë Ervin Matën, dyshohet se ndodhen jashtë vendit

E.K
‘Rrufeja’ e SPAK për Breçanin, Matën dhe Gjonin/
Dedan Gjoni, Ervin Mata dhe Erzen Brecani

TIRANË- Ishte ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme, kur e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te ndeshja e Kombëtares Shqiptare me Ishujt Faroe, ku përmes burimeve policore mediat raportuan për shoqërimin dhe më pas arrestimin e Erzen Breçanit. Përveç tij u shpall në kërkim edhe i biri Eralbi Breçani, ndërkohë që shumë shpejt do të jepet një panoramë më e plotë e të 11 personave të vendosur një masë sigurie në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në fushën kundër jetës së personit, por edhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

SI RA SPAK NË GJURMËT E BREÇANIT DHE TË TJERËVE

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se prokurori i SPAK Vladimir Mara, që ka firmosur dhe urdhërarrestet, ka nisur hetimet pas komunikimeve që këta persona kanë kryer në rrjetet e koduara. Më pas Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën përgjim djalin e Erzen Brëçanit, Eralbin, i cili është njëherësh dhe kunati i Ervin Matës, pasi është i martuar me motrën e biznesmenit, ndaj të cilit ka gjithashtu një masë sigurie nga ana e SPAK.

EZKEKUTOHEN 5 NGA 11 URDHËRARRESTET

Deri tani Prokuroria e Posaçme ka ekzekutuar vetëm 5 nga 11 urdhërarrestet, pasi një pjesë e personave të dyshuar ndodhen jashtë vendit. Policia ka vënë në pranga, Erzen Breçanin, Bujar Germizin (Ajeti), Besmir Mustatin dhe Dedan Gjoni, ndërsa për Jonida Babameton është dhënë masa 'detyrim paraqitje'. Ndërkohë që në kërkim mbeten Eralbi Breçani, Ervin Mata, dhe 4 persona të tjerë. Bujar Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, dyshohet se ndodhen në Spanjë, ku SPAK është duke bashkëpunuar me autoritetet vendase për kapjen e tyre. Personat e shpallur në kërkim dyshohet se kanë trafikuar dsasi të mëdha kokaine kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.

AKUZAT QË RËNDOJNË MBI PERSONAT E ARRESTUAR

Personat që janë vënë në pranga dhe shpallur në kërkim, akuzohen për disa vepra penale, përfshirë grupin e strukturuar kriminal, tentativë vrasje, sigurim të kushteve për të kryer vrasjen dhe trafik ndërkombëtar droge. Burime bëjnë me dije se 3 prej personave të arrestuar, Mustafi, Gërmizi dhe Gjoni kanë tentuar të vrisnin dy vëllezër në Britaninë e Madhe, ndërkohë që të dhënat për hyrje dhe daljet e tyre i kanë siguruar nga efektivja e policisë Jonida Babameto. Shkak për tentativat e vrasjeve është bërë konflikti për trafikun e drogës. Vetë Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

ERZEN BREÇANI DHE DEDAN GJONI U ARRESTUAN SË BASHKU

Erzen Breçani dhe Dedan Gjoni kanë qenë në shoqërinë e njëri tjetrit në momentin e arrestimit në afërsi të stadiumit Air Albania, ku kishin shkuar për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe.

11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Bisedat në “SkyEcc” kanë zbuluar tentativat e vrasjeve në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB