Aktualitet

Komunikimet në rrjetet e koduara, SPAK me ''rreth të kuq" 56 efektivë policie

Mësohet se hetimet e SPAK janë duke vijuar, pasi efektivët e policisë kanë qenë përdorues dhe janë përfshirë në komunikime në aplikacionet e koduara SKY ECC.

E.K
Komunikimet në rrjetet e koduara, SPAK me ''rreth të
56 police nen hetim nga SPAK

TIRANË- Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se përveç 11 masave të sigurisë që SPAK ka lëshuar për 11 persona, për akuza të rënda, si sigurimi i kushteve për vrasje apo trafiku ndërkombëtar i drogës, në rrjetën e prokurorisë së posaçme janë edhe 56 punonjës policie. Mësohet se hetimet e SPAK janë duke vijuar, pasi efektivët e policisë kanë qenë përdorues dhe janë përfshirë në komunikime në aplikacionet e koduara SKY ECC.

SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie në kuadër të operacionit “Metamorfoza 2”, ku janë zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, si dhe është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 4 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit.

Ky i fundit është i martuar me motrën e Ervin Matës, i cili akuzohet nga SPAK për trafik droge. Gjatë natës u vu në pranga dhe shtetasi Bujar Germizi, i njohur si i forti i Kukësit, tashmë me identitetin Bujar Ajeti. Ai akuzohet për disa ngjarje të ndodhura në verilindje, edhe pse deri tani ishte konsideruar i paprekshëm nga policia.

11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zv zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Në pranga ra dhe oficerja e INTERPOL, Jonida Babameto, e cila dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.

Konkretisht në Durrës, Hollandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Mates dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës.

PERSONAT E ARRESTUAR

Erzen Breçani

Bujar Germizi

Besmir Mustati

Dedan Gjoni

NË KËRKIM

Eralb Breçani, Ervin Mata dhe 4 persona të tjerë, Bujar Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të cilët dyshohet se fshihen në shtetin spanjoll.

DETYRIM PARAQITJE

Jonida Babameto 

Mësohet se Breçani dhe shefi i komisariatit të policisë nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit në momentin e arrestimit pranë stadiumit Air Albania.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB