Aktualitet

11 EMRAT/ Nga Ervin Mata te "i forti i Kukësit", kush janë shënjestrat e operacionit të SPAK

Bisedat në “SkyEcc” kanë zbuluar tentativat e vrasjeve në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020.

f.t
11 EMRAT/ Nga Ervin Mata te "i forti i Kukësit", kush janë
Dedan Gjoni, Ervin Mata dhe Erzen Breçani

TIRANË- Një operacion i SPAK, ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc” . Burime bëjnë me dije për Zëri se operacioni i mbrëmjes së djeshme, që kulmoi me arrestimet e 4 prej 11 personave nën masë sigurie, është finalizuar pas muajve të gjatë hetimesh, dhe vënies nën përgjim të djalit të Erzen Breçanit, Eralbit. Por kush janë personat e arrestuar nga zyrtarët e lartë të Policisë deri tek të kërkuarit e drejtësisë:

PERSONAT E ARRESTUAR

-Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë të Tiranës, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

-Bujar Germizi (Ajeti), personazh i njohur i krimit në qytetin e Kukësit, i cili akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

-Besmir Mustafi, i dyshuar për trafik kokaine.

-Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Detyrim Paraqitje:

-Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, dyshohet se përcillte informacione te grupi kriminal, i cili ka organizuar disa tentativa vrasje brenda dhe jashtë vendit.

NË KËRKIM

-Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mata dyshohet se ndodhet jashtë vendit. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

-Eralb Breçani, dajli i Erzen Breçanit, i cili dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

-Bujar Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.

-Artan Sulejmani, i dyshuar për trafik kokaine.

-Albert Prenga, i dyshuar për trafik kokaine.

-Bajram Grabova, i dyshuar për trafik kokaine.

-Ismail Zeneli, i dyshohuar për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

Bujar Grabova, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, zbulohet se janë pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

11 urdhërarrestet e SPAK janë firmosur nga prokurori Vladimir Mara, pas hetimeve disa mujore dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara. Bisedat në “SkyEcc” kanë zbuluar tentativat e vrasjeve në Durrës, Holandë dhe Belgjikë, përgjatë viteve 2019- 2020. Mësohet se krimet e kryera janë një zinxhir i hasmërive mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Grupi ka dyshime se trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Evropës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB