Aktualitet

Dhunuan barbarisht 30-vjeçarin disa ditë më parë, dorëzohen autorët në Korçë

Të gjendur përballë presionit ata janë vetëdorëzuar këtë të dielë. 

E.K
Dhunuan barbarisht 30-vjeçarin disa ditë më parë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, katër autorët e dhunimit barbar të Ramadan Hasanit disa ditë më parë në Korçë janë vetëdorëzuatr në Policinë e Korçës, pas disa ditësh në arrati. Blutë e Korçës nisën një kontroll të imtësishëm në banesat e të rinjve dhe të afërme të tyre. Të gjendur përballë presionit ata janë vetëdorëzuar këtë të dielë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera, për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2024, në lagjen nr. 16, Korçë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 autorëve të dyshuar të saj, pas kontrolleve të shumta dhe falë negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre, këta shtetas u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, u ndaluan me iniciativë shtetasit në kërkim S. S., 32 vjeç, K. S., 31 vjeç, M. Xh., 40 vjeç dhe E. G., 49 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një lavazh, për motive të dobëta dyshohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet për mjekim në spital. Konflikti mes tyre, ka ndodhur pasi më datë 14.02.2024, shtetasi R. H., së bashku me vëllain e tij, kanë plagosur lehtë dhe i kanë dëmtuar automjetin, 32-vjeçarit S. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Si nisi konflikti?

Mësohet se sherri ka nisur më 14 shkurt. Sipas policisë raportohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas më 22 mars, Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj. Fillimisht personat janë përleshur jashtë ambienteve dhe më pas brenda në servis. Në pamjet e siguruara shihet teksa Ramadan Hasani ndiqet nga katër persona të cilët në duar kanë shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, 30-vjeçari ka shkuar drejt servisit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë goditur barbarisht me shkopinj dhe leva hekuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB